Futbollisti i Lyonit, Memphis Depay, ka kërkuar nga Qeveria franceze që ti lejojë atij udhëtimin me Kombëtaren holandeze.
Qeveria franceze ka marrë vendim që të mos lejojë futbollistët e Ligue 1 që të udhëtojnë në shtetet që ata i konsiderojnë me rrezikshmëri të lartë, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë që edhe Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina nuk do mund të udhëtojnë në Kosovë.
Por, tani edhe Memphis Depay ka paraqitur një kërkesë ku sipas tij ai ka konsideruar si të padrejtë këtë gjë, pasi lojtarët e Kombëtares franceze bëjnë përjashtim nga kjo.
“Qeveri e Francës, a mund ti bashkohem Kombëtares të hënën ju lutem”, tha ai.
“Do të ishte fer sepse ju i lejoni lojtarët e Kombëtares franceze që të udhëtojnë jashtë Evropës”, tha Depay.

Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...