Delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka arritur në Uashington. Më datë 4 të muajit të ardhshëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.
Në takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.
Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.
Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.
Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë.
Në fund të vitit 2018, u ndërprenë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, pasi autoritetet në Prishtinë, vendosën një taksë kundër importeve nga Serbia.
Taksa më pas u zëvendësua me reciprocitet. Por, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi atë, duke thënë se po i jepet shans rinisjes së dialogut./express/


Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja