Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e pranim-dorëzimit të një donacioni të Ambasadës së ShBA-së për këtë ministri, Ministrinë e Financave dhe atë të Tregtisë e Industrisë.
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje tha se SHBA-të janë të përkushtuara për forcimin e kufirit dhe lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve të ligjshëm.
Delawie tha se pajisjet që dhurohen si donacion do të përdoren nga Policia dhe Dogana për shtimin e kontrolleve kufitare, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi të përkushtuar për të punuar me autoritetet kosovare për forcimin e kufirit sepse kufijtë e fortë ua lehtësojnë udhëtarëve të ligjshëm të kalojnë kufirin por edhe parandalojnë korrupsionin dhe krimin e na mbajnë të sigurtë të gjithëve prej atyre që duan të na lëndojnë. Pajisjet për ndalim dhe teknologjisë informative do të përdoren nga Policia dhe Dogana për shtimin e kontrolleve të kufirit. Pajisjet për zbulimin e rrezatimit do të përdoren nga Policia në kufi dhe nëpër pikat kufitare. Javën e kaluar 13 zyrtarë janë trajnuar për përdorimin e veturave për zbulimin e rrezatimit”, ka thënë Delawie./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1557743004290786/
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?