Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut nga OVL-UÇK I cili tha se “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.”
Basha përmes një postimi në Facebook, tha se Klinaku po tregon se më trimëri është që ta vrasë Albinin se sa të dalë jashtë vendit, përcjell Arbresh.info.
“Faton Klinaku, kryetari i veteranëve të luftës të UÇK-së, paska thanë, “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.” Për disa që po zgjedhin me dal jashtë vendit, ky po kallzon që ma trimni është me vra Albinin se me dal jashtë vendit!”, ka shkruar Basha.
Tutje ai e ka quajtur Klinakun “të mjerë” ndërsa deklaratën e tij “të turpshme e të gërditshe”.
Ndër të tjera, deputeti Basha tha se është “i bindur që çdo ushtarë normal turpërohet se kush e përfaqëson!”
Kujtojmë që për këtë deklaratë, Klinaku është thirrur nga Policia për intervistim.
Faton Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për Kurtin
Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj deklaratës për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër