Një defekt në furnizimin me energji elektrike ka shkaktuar një situatë të rrezikshme në Minierën e Trepçës, ku dhjetëra minatorë dyshohet se kanë mbetur përkohësisht të ngujuar nën tokë.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, minatorët e ndërrimit të dytë janë bllokuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë, pasi për shkak të problemit me rrymën nuk kanë funksionuar ashensorët.
Ata është dashur të përfundojnë ndërrimin dhe të dalin nga miniera disa orë më herët.
Lidhur me rastin, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për Telegrafin se situata tashmë është tejkaluar.
“Po, ka pasur problem me energji elektrike. Minatorët kanë dalë nga miniera. Për informacione të tjera drejtohuni menaxhmentit”, ka thënë Jonuzi.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla në Minierën e Trepçës, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...