Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndarë një rrëfim të rrallë e të rëndë, që lidhet me familjen e deputetit tjetër të kësaj partie, Lahi Brahimajt me të cilin ka edhe lidhje familjare.
Haradinaj ka treguar përmes Facebook se si janë vrarë nëna dhe gjyshja e Brahimjat në natën e 2 gushtit të vitit 1998 dhe si ishte bombarduar shtëpia e tyre nga forcat serbe, transmeton Klan Kosova.
“Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi. I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe. Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf”.
“Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut. I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë”, ka shkruar ai.
“Pasi u nisa me shumë ushtarë të njësive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve:“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry. Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.Vetëm ata që e kanë dhënë jetën e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”.
Haradinaj këtë rrëfim e ka bërë në ditën kur Lahi Brahimaj ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/2004013342985117
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...