
Image ref 82668816. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë një thirrje publike drejtuar kryetarëve të PDK-së dhe LDK-së, Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut, që të bashkëpunojnë për krijimin e një shumice të re parlamentare dhe qeverisëse.
Pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, Haradinaj tha se ftesa për ta vazhduar atë në orën 22:00 nuk është asgjë tjetër veçse zvarritje pa qëllim dhe pa epilog.
“Sot është bërë e qartë se mungon vullneti për të arritur një zgjidhje. Çdo deputet me përvojë minimale ka qenë i gatshëm të kontribuojë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Por është e dukshme se Kryeministri Kurti po e zvarrit situatën, ndoshta duke përdorur emrin e Albulena Haxhiut, jo sepse ajo është zgjidhja më e mirë, por për të çuar këtë krizë pafundësisht,” tha ai.
Ai shtoi se edhe mbledhja e paralajmëruar për në mbrëmje nuk do të sjellë ndonjë ndryshim, pasi mungojnë numrat për të përmbyllur procesin.
“Prandaj, i bëj thirrje publike kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si dhe të gjithë atyre që kanë vullnet, që në një të ardhme të afërt të ofrojmë një mazhorancë të re për Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, tha ai.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...