Dardan Molliqaj, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes ka thënë se është rritja e partisë së tij ajo që po ia pamundëson Kadri Veselit ardhjen në krye të Kuvendit.
Sipas Molliqajt, Veseli u frikësua se do mbetet në opozitë, ansaj edhe ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura për pozitën e kryeparlamentarit.
Lidhur me kushtin që Veseli i ka dhënë LDK-së e VV-së, se kur të votohet kryeparlamentari duhet të votohet atë ditë edhe Qeveria e Ramush Haradinajt, Molliqaj i është përgjigjur në këtë formë:
Lexoni postimin e plotë:
Thuhej se në kohën kur ishte nën hije, si udhëheqës i organizatës kriminale SHIK, Kadri Veseli ishte njeriu më i fuqishëm në PDK.
Si kryetar i PDK-së, filloi fushatë milionëshe duke e promovuar vetën si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Me të parë rritjen e Lëvizjes tonë, u frikësua dhe ia dorëzoi kandidaturën Haradinajt.
U bë gati për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, por rritja jonë po ia pamundëson edhe këtë.
Nga frika se do të mbetet në opozitë, u dorëzua prapë. Tash deklaroi se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryetar Kuvendi me kushtin që t’ia bëjmë një vend në Qeveri.
Por ai duhet ta kuptoj një gjë: nuk ka vend për të në institucionet e shtetit tonë. Vetëm një vend e kemi të rezervuar për të. Athu ku!?
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...