Kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se nuk e ka idenë më të vogël për vendimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi rreth shpalljes së zgjedhjeve komunale në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore.
Gjatë mbledhjes së zakonshme të KQZ-së, Daka tha se në adresën e saj zyrtare, ende nuk ka arritur asnjë letër dekreti nga presidenca rreth shpalljes së zgjedhjeve në këto dy komuna, raporton arbresh.info.
Ajo, thotë se vetëm përmes medieve ka kuptuar rreth shpalljes këtij dekreti nga ana e presidentit Thaçi.

” Neve nuk na ka ardhur dekreti për shpalljen e zgjedhjeve dhe pa një dekret të Presidentit unë s’mund të jap detaje. Ne e kemi parë vetëm nëpër media dekretin, por jo edhe zyrtarisht”, u shpreh Daka.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, përmes një njoftimi për media, Zyra e Presidencës ka njoftuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut, njofton Zyra e Presidencës, raporton arbresh.info.
LEXO EDHE:
Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit