I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, këtë të hënë tregoj që kanë arritur një marrëveshje me Serbinë dhe Kosovën, që edhe të ndalet fushata kundër shtetësisë së Kosovës, por edhe aplikimet për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.
Kjo deri më 27 qershor, kur liderë të Kosovës e Serbisë do të takohen në Uashington për të arritur marrëveshje, shkruan gazeta inFokus.
Por, nuk zgjati as 24 orë e kjo marrëveshje u thye nga ana serbe.
Këtë e ka lajmëruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Sot: Daciq falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës. Prisni një minutë. A nuk kanë arritur marrëveshje që ta ndalin këtë gjë. Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq: të hënën, ata i premtojnë SHBA-ve të ndalin kampanjën. Të martën ata e vazhdojnë”, ka shkruar Osmani.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë