Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka qëndruar për vizitë në Panama.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Panamasë, Laurentino Cortizo.
Ai ka thënë se vizita e tij në vend, e para pas disa vitesh, ishte shumë e rëndësishme pasi me zyrtarët ka biseduar për tema të ndryshme përfshirë Kosovën, raporton “Blic”, transmeton lajmi.net.
“Presidenti por edhe zyrtarët në Panama kanë shfaqur mirënjohjen për prezencën time, sepse kjo është dëshmi se edhe ne dëshirojmë të jemi këtu. Kam biseduar për tema që për ne janë të rëndësishme, si çështja e Kosovës”, tha Daçiq.
Ai ka theksuar se përveç presidentit ka biseduar edhe me zevëndëspresidentin dhe ish por edhe ministrin e tanishëm të Punëve të Jashtme.
“U kam përkujtuar se Panama është qendër për lobim nga ana e Kosovës dhe këtu gjendet edhe ambasada e Kosovës. Ata nga këtu mbulojnë shtetet e tjera të Amerikës Latine që kanë njohur Kosovën. Në atë kuptim kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme, kam biseduar me njerëz shumë të rëndësishëm nga shtete të ndryshme”, u shpreh Daçiq nga Panama.
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...