Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të sapo zgjedhur të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, se Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të orientimit të strategjik dhe për shkak se një vendim i tillë ishte edhe kërkesë e komunitetit shqiptarë atje.
Sipas Daçiq, Maqedonia Veriore nuk e ka njohur Kosovën hatri i shqiptarëve, por vetëm që të afrohet me shtetet perëndimore, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ka asnjë argument që ata e kanë njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve, pasi që si mund ta kishte njohur Mali i Zi Kosovën kur serbët janë komuniteti i dytë më i madh për nga numri, ku është parimi?”, është shprehur kreu i diplomacisë serbe.
Sipas tij të gjitha vendet e Ballkanit që e kanë njohur Kosovën, një vendim të tillë e kanë marrë vetëm që të afrohen me Perëndimin.
Daçiq thotë se vendimi i Maqedonisë për të njohur Kosovën nuk ishte një vendim i mirë, pasi që Serbia edhe përkundër raporteve të ndryshme me Greqinë, asnjëherë nuk e ka tërhequr njohjen.
“Doli se kemi gabuar, sepse tani Maqedonia quhet Maqedoni Veriore, po të kishim pasur të drejtë do të mbetej Republika e Maqedonisë”, ka thënë Daçiq.
E presidenti i porsa zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij karshi Kosovës, nuk ka ndonjë ndikim negativ në raportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërkohë ka paralajmëruar një takim të shpejtë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne e kemi bërë këtë në përputhje me orientimin strategjik, duke pasur parasysh qëndrimin e komunitetit shqiptarë, që është i dyti për nga madhësia në vendin tonë”, ka thënë Pendarovski në një intervistë për të përditshmen beogradase ‘Politika’./GazetaExpress/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...