Ministri i Jashtëm serb u tregua më i drejtpërdrejtë se kurrë në deklaratën e tij të fundit.
Në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është angazhuar në maksimum për t’i ulur palët në tryezën e negociatave, duke zhbllokuar kështu procesin e dialogut të ngecur në vendnumëro, Ivica Daçiç thotë se synimi i tij i qartë është që askush të mos e njohë më Kosovën.
“Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, ka thënë Daçiç.
Sipas kryediplomatit serb, vendi i tij po tregohet i suksesshëm në bindjen e shteteve të tjera që ta tërheqin njohjen e Kosovës, por kjo, thotë ai, shqetëson disa vende perëndimore. Duke dhënë një shembull konkret, ministri përmendi vizitën e fundit në Afrikë, ku, siç tha, ka njoftuar 7 vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.
“Afrika ka një rëndësi të veçantë për ne, e kjo për faktin e thjeshtë se ka 53 anëtarë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Daçiç.
Ministri serb thotë se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, por shton se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit. Nga të dhënat zyrtare, rezulton se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 116 vende të botës, megjithatë në mesin e tyre janë edhe 13 shtete që, sipas autoriteteve serbe, e kanë tërhequr njohjen./tch
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...