Gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci në ceremoninë e zbulimit të pllakatës së 157 ushtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë tha se institucionet e Kosovës po i nderojnë ushtarët e KFOR-it, duke u ndërtuar një memorial që shërben si kujtesë e përhershme e atyre që u flijuan për Kosovën.
“Sot institucionet e Kosovës nderojnë ushtarët e KFOR-it. Respekti për këta ushtarë të rënë tregon se kontributi i tyre çmohet lartë. Përvoja me e hidhur për komandantin është humbja e një ushtari. Falënderoj familjarët për prezencën e tyre këtu sepse kjo do të thotë shumë”, ka thënë Cuoci, shkruan arbresh.info.
Ky memorial sipas tij do të shërben si kujtesë e përhershme për ata që kanë rënë në Kosovë.
“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”, u shpreh ai./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...