Çun Lajçi që njihet si shkrimtar dhe aktor i më shumë se 200 roleve në teatër, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas humbjen se Bekim Jasharit në Skenderaj, shkruan arbresh.info.
Po ashtu ai u shpreh se nuk do ta besonte që Drenica do të festonte humbjen e djalit të Hamëz Jasharit me kallashë.
Shkrimi i plotë:
Jasharajt janë Kosova
Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.
S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se!
Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”
Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?
Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.
E kisha nga frika, jo nga profecia!
Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush s’u skuq e m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”). /arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...