Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Abcnews.al mëson se mjeku nga Gjirokastra Frederik Kekezi u nda nga jeta pasditen e sotme, pasi humbi betejën me virusin.
Kekezi ishte anatomopathollog pranë spitalit të Gjirokastrës. Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese megjithëse në 24 orët e fundit u shënua një ulje e numrit të rasteve. ministria e Shëndetësisë raportoi 661 raste të reja dhe 13 humbje jete.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë