Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka thënë në RTK se disa nga shtetet mike të Kosovës janë zhgënjyer nga mos votimi i ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Sipas tij, themelimi i kësaj Gjykate nuk është qëllim kundër Kosovës, por qëllim që të sqarohen akuzat nga disa raporte që janë publikuar.
Çollaku tha se kërkesa ka ardhur nga një institucion kredibil, siç është Këshilli i Evropës dhe, sipas tij, Kosova synon që të anëtarësohet në këtë institucion, prandaj nuk ka logjikë që të kërkohet të anëtarësohesh nëse s’i përmbushë kërkesat e tij.
Çollaku tha se votimi i Speciales është mënyra më e mirë për t’i hequr akuzat që i vihen në barrë Kosovës. Kjo, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...