Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova Bojkoton” ka bërë shpalosjen e një mbishkrimi me titull “15 MARS, KOSOVA BOJKOTON, TË GJITHA SUPERMARKETET”. Kjo si shenjë pakënaqësie për shkak të rritjes së çmimeve të larta në vend.
Xhevat Kastrati, anëtar i kësaj Iniciative, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij bojkoti duke treguar fuqinë blerëse, për t’u dërguar mesazh supermarketeve dhe qeverisë që janë të pakënaqur me çmimet e larta.
“Thirrja për qytetarët është që të bashkohen me ne dhe të ngrisin zërin edhe përmes një bojkotit të tregojnë fuqinë tonë blerëse për shkak se kur të gjithë bashkohemi në bojkot ne dërgojmë një mesazh te marketet, qeveria që jemi shumë të pakënaqur dhe po ashtu e bëjmë një lloj presioni shoqëror për të pasur një reagim. Kemi pasur përkrahej shumë enorme në rrjetet tona sociale, mirëpo nuk i kemi të dhënat e sakta sa ka pasur përkrahje në terren, po shpresoj që tash kemi marr ma shumë përkrahje, kjo është për të mirën e përbashkët”, ka deklaruar Kastrati./rtk
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve