Gjatë ditës, Clinton u prit nga liderët shtetëror, të cilët ndaras e pritën atë me nderime të larta.
Pas takimeve, ata po shijojnë një darkë bashkë të mbledhur në një tryezë.
Siç shihet në këto fotografi të postuara nga Presidenti Thaçi, Clinton dhe Albright po qëndrojnë më një tryezë më liderët nga Kosova e disa prej ambasadorëve.

Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu, Ministri Behgjet Pacolli, janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në këtë tryezë.
Po ashtu, edhe Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer po darkon me liderët kosovarë.
Ndërsa, prej ambasadorëve është ai amerikan, Philip Kosnnett, ambasadori britanik Ruairi O’Connell dhe ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...