Përpjekjet e shembura të së premtes për themelimin e Gjykatës Speciale, po kërkon t’i rinisë edhe njëherë kreu i qeverisë, Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se shumë shpejt do të riprocedohet amendamenti që mbrëmë nuk i mori votat e duhura. Ai ka ripërsëritur se qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin obligimet ndërkombëtare që i kanë marrë, raporton KTV.
Mustafa ka thënë se duhet të bashkërendohen qëndrimet me opozitën për çështjen e Gjykatës Speciale. Sipas tij, një pjesë e opozitarëve një vit më parë e kishin dhënë votën e tyre pro themelimit të kësaj Gjykate.
Ndërkaq zv.kryeministri, Hashim Thaçi, ka theksuar se themelimi i kësaj Gjykate nga institucionet e vendit është jetike. Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes nuk arriti t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.
Me 75 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi nuk e miratoi këtë ndryshim të nevojshëm. Votat kundër të deputetëve të PDK-së ishin vendimtare që të mos bëhen ndryshimet kushtetuese.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...