Ilir Kërçeli, shef i stafit të kabineti të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetes, Viola von Cramon, e cila gjatë qëndrimit të saj në veri të Kosovës kishte pyetur policët e Kosovës se “çfarë dreqin ju solli këtu”.
Ajo në një bisedë me policët dëgjohet teksa pyet se ku është rreziku për të cilin ata po qëndrojnë në atë pjesë të vendit.
Lidhur me këtë, pati një kundërpërgjigje nga ana e Kërçelit.
“Çka dreqin ju solli këtu? Pothuajse nuk ka vend të Evropës ku në sheshet kryesore mund të hasesh në njësi elitare policore si preventivë për siguri të qytetarëve. Prej kur qenka bërë “mëkat” ose gabim një polici e ndonjë vendi të caktuar të ofrojë siguri për institucione e qytetarë të atij vendi”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.
Sipas tij, para se dikush të mbështetet për veprime antiligjore, është mirë të përkrahet e drejta për lirinë dhe sigurinë.
“Pse kjo arrogancë? Pse ky legjitimim i grupeve të caktuara për të penguar punën në institucionet e Kosovës? Pse ky motivim për të penguar kryetarët e zgjedhur në veri? Nëse kjo gjuhë do përdorej në Krime nuk e di a do ndodhte sot kjo luftë në Ukrainë”, shtoi ai.
Ndryshe, në videon e von Cramon është dëgjuar edhe përgjigja e policit i cili ka thënë se atje kanë shkuar për “t’iu dalë në mbrojtje kryetarëve të komunave”./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Von Cramon e ashpër me Policinë e Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu?
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...