Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar raportet mes dy vendeve.
Në emisionin “Weekend” ,Çitaku tha se është për dhembshuri sa shumë është degraduar, sipas saj, relacioni Kosovë-ShBA, transmeton Klankosova.tv.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë, kanë arritur që të krijojnë miqësi me ShBA-në dhe NATO-n, dhe kanë arritur që aleancën më të fuqishme në botë ta sjellin në anën tonë. Atje e sheh sa i veçantë është natyra e relacionit mes Kosovës dhe ShBA-së. Ne jemi vend shumë i vogël, bota është shumë e madhe, edhe sikur të ishim shumë të zhvilluar e të përparuar në aspektin ekonomik, sërish jemi të vegjël me atë që ka në botë”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.
“Dhe duke qenë në këtë kontekst që jemi, me arritë me e pasë ShBA-në prapa vetes, është një e arritur e jashtëzakonshme. Por flas tash jo si zyrtare politike, deputete apo diçka tjetër, por po flas si një shqiptare që e do këtë vend, më dhemb jashtëzakonisht shumë kur e shoh sa ka degraduar relacioni mes Kosovës dhe ShBA-së. Unë kam qenë 7 vjet në ShBA dhe nuk ka ndodhur asnjëherë të kalojë viti pa pasur vizita të nivelit të lartë”.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...