Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila sot ka miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku akuzoi Qeverinë Kurti se po e përdor ZRRE-në si mjet për të varfëruar qytetarët dhe për të ushtruar kontroll politik.
“ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë”, shkroi Çitaku.
Ajo theksoi se qëllimi i kësaj “kaste në pushtet” nuk është të qeverisë, por të sundojë, duke shtuar se një popull i varfëruar sundohet më lehtë. Megjithatë, ajo siguroi se qytetarët e Kosovës nuk do të nënshtrohen.
“Jo, Albin. As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, përfundoi ajo.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...