Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës që mbajti sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se duhej të mbahej në selinë e partisë e jo në ndërtesën e Qeverisë.
Çitaku ka thënë se Kurti për nëntë muaj, ka thënë se i ka numrat për Qeverinë.
“Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më. Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se populli tashmë e njeh Kurtin dhe e di çfarë sjell qeverisja e tij.
Sipas saj, për Kurtin shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.
“Njeriu që nuk ka lënë vlerë pa nëpërkëmbur e njeri pa fyer, sot fliste sërish për nevojën që ai të fitojë “referendumin”, jo zgjedhjet. Sepse për të, qeverisja ka kuptim vetëm nëse sundon i vetëm. Po e kemi parë tashmë se çfarë do të thotë sundimi i tij. Pesë vite me pushtet absolut. Rezultatet? Izolim, varfërim, ikje masive të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...