Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti pasi ky i fundit ka deklaruar se puna më e madhe për liberalizimin e vizave është bërë në dy vitet e fundit.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurtit dhe LVV-së nuk i takon t’i marrin meritat pasi sipas saj, ata se kanë votuar as pakon ligjore që i parapriu heqjes së vizave dhe as MSA-në.
Kontributi i vetëm, sipas saj, është gazi lotsjellës në Kuvend.
“Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet. Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim”, shkroi Çitaku./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira