Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sabotim të vetëdijshëm të institucioneve, derisa ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Memli Krasniqi, sot pasdite, do të takohet me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
“Edhe kjo vizitë sikurse çdo vizitë tjetër sado që e rrallë nga delegacionet e huaja, e gjejnë Kosovën tërrësisht të papërgatitur e pa institucione. Sot u mblodhëm në seancën e 46 për të përsëritur të njëjtin skenar, i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar antikushtetues. Kjo është tashmë një përpekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.
E pyetur nëse në takim me zyrtarin amerikan do të ngritet shqetësimi pas deklaratave të presidentit Trump që ndali një eskalim të dhunës nga Serbia, ajo u shpreh: “Nuk mund të zbuloj se çfarë do të thuhet gjatë takimit, por sigurisht se kryetari i partisë pas takimit do të ketë një komunikim me publikun. Mirëpo zotit Kurti nuk i bëhet fare vonë, sepse sikur t’i bëhej vonë do të kishte përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Bota po ndryshon dramatikisht dhe drastikisht e ne mblidhemi sot për të 46 herë për shkak të kryeneçësisë dhe kokëfortësisë së Albin Kurti”, ka shtuar Çitaku./rtk
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...