Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë ka arritur rreth 50% në nivel vendi.
Sipas të dhënave të deritanishme, shumë kandidatë kanë pësuar ndryshime në numrin total të votave, ndërsa lëvizje të konsiderueshme janë evidentuar edhe te liderët e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Nga rezultatet aktuale, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, rezulton me numrin më të madh të votave të hequra, duke pasur 314 vota më pak se në numërimin preliminar.
Në vijim, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka 109 vota më pak, ndërsa Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës ka 16 vota më pak dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka 5 vota më pak.
Procesi i rinumërimit vazhdon, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë të dhëna të mëtejshme gjatë ditëve në vijim./Arbresh.info
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...