Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha sot se është e drejtë e Kosovës që të ketë armatën e saj.
Chabert tha gjatë konferencës për Perspektivën e Forcës së Sigurisë së Kosovës se Franca e mbështet projektin e Thaçit për themelimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një forcë mbrojtëse e cila mbron integritetin nacional të saj dhe po ashtu merrë pjesë në sigurinë rajonale dhe globale.
“Është e drejtë e Kosovës që t’ui ofroj siguri qytetarëve të vetë dhe te këtë armatën e vet prandaj Franca e përkrah projektin e presidentit Thaçit për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Nevojitet një forcë mbrojtës e cila mbron integritetin nacional të Kosovës dhe të marrë pjesë në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh Chabert.
Ashtu si ambasadori amerikan Delawie, edhe Chabert theksoi se transformimi i FSK-së duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese./Arbresh.info.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë