Deputeti i Grupit të Pavarur, Fisnik Ismaili, në fund të muajit janar përmes një statusi në Facebook kishte akuzuar Andin Lokajn, bashkëshortin e këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbana Xharrës, se ishte ai që e kishte rrahur atë vitin e kaluar në parkingun e banesës së saj, kur ishte kthyer nga Shqipëria.
Mirëpo, gazetari Andin Lokaj i cili është bashkëshorti i Arbana Xharrës, ka paditur për shpifje deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismailin.
Lajmi.net ka kontaktuar me Ismailin, i cili tha se nuk ishte në dijeni për padinë dhe nuk di pse është paditur.
“Jo nuk po disha kurrgjë”, është shprehur ai në lidhje me padinë e Lokajt.
Ismaili tha se nëse është paditur atëherë do të veprojë sipas ligjit.
“Kur të marr vesh për çka është do të veproj sipas ligjit”, ka thënë më pas Ismaili.
Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro.
Tunizi: Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy ani...
Pas eliminimit nga BBVA, reagon Kiara Tito në Instagram
Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv, rrafshohet...
Formacionet zyrtare: Anglia luan për fitore në sfidën ndaj U...
Vizita e Kurtit në Tiranë, Tahiri: Nga bashkimi kombëtar në ...
Kurti: Para 24 vjetësh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 ...