Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-in për herë të parë në Kosovë kanë certifikuar 30 mentorë vullnetarë rinor.
Me këtë rast ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka deklaruar se fuqizimi i të rinjve që bëjnë vullnetare po bëhet nga udhëzimi administrativ për vullnetarë.
Duke inkurajuar të rinjtë që sa më shumë të merren me këto lloj aktivitetesh, Gashi u shpreh se nga sot të gjithë vullnetarëve do t’u njihet përvojat e tyre si vullnetarë.
“Një brengë e vazhdueshme edhe e jona si Ministri që të gjithë të rinjtë tanë, të cilët kanë aplikuar për vende pune gjithmonë u është kërkuar përvoja e punës dhe sot është një mundësi e mirë që të shfrytëzohet kjo certifikatë që e lëshon Ministria, ku përmes kësaj certifikate njihet përvoja e punës në periudhë një vjeçare, dhe besoj që ky proces do të jetë inkurajues për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës që kërkojnë punë vullnetare në komunitet në të gjitha komunat, nëpër organizata, nëpër institucione dhe të jenë pjesë e të gjitha përpjekjeve tona për ta rregulluar njëherë e përgjithmonë çështjen të rinjve, brengat e të rinjve”, u shpreh Gashi.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co u shpreh se certifikimi i vullnetarëve është shembull i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për botën.
“Tani, puna juaj është pranuar zyrtarisht, e vërtetuar me udhëzimin administrativ të kësaj ministrie dhe ka qenë një shembull shumë i mirë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe globalisht. Përvoja e Kosovës është përsëritur në vullnetarë në shumë vende tani dhe është e njohur kudo”, tha shefi i zyrës së UNICEF-it.
Kurse, vullnetari i parë i certifikuar në Kosovë, Erzen Isufi duke inkurajuar që të rinjtë e Kosovës të merren sa më shumë me punë vullnetare u shpreh se tani e tutje do të ta kenë më të lehtë që t’i qasen tregut të punës duke kryer punës vullnetare.
“I kisha lutur të gjithë të rinjtë e Kosovës të cilët nuk e gjejnë vetën në tregun e punës për shkak të përvojës së punës të gjejnë praktika dhe të bëhen pjesë e platformës së vullnetarëve që është një platformë shumë e mirë dhe iu mundëson atyre që të bëjnë përvoja të reja dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës”, tha ai.
Ndryshe, pjesë e platformës vullnetare në Kosovë janë 2698 vullnetarë, ku prej tyre 162 janë organizata dhe institucione publike.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...