Janë bërë 22 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mirëpo ende nuk është bërë asgjë në drejtim të personave të pagjetur që sot e kësaj dite vazhdojnë të figurojnë si persona të zhdukur në vitet 1998-1999.
Në një intervistë për arbresh.info, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Çerkini thotë se ende nuk dihet fati i 1600 personave, të cilët janë marrë nga forcat serbe gjatë luftës.
“Janë 1600 njerëz të marrë, disa të gjallë e disa mjerisht të copëtuar dhe ende nuk e dimë se ku janë. Çka është ka bëhet? Çka është ka punohet? Për ne familjarët është shumë pak ka punohet dhe është ka luhet një farë loje e cila e shtynë ditën për ditë”.
Çerkini, fajin kryesor për mos zbardhjen e këtyre rasteve e ka drejtuar tek udhëheqësit politik që kanë udhëhequr nga koha e shpalljes së Pavarësisë e deri sot.
Sipas tij, nuk po bëhet aq sa duhet në këtë drejtim.
“Për neve, faji kryesor është prej shpalljes së Pavarësisë e deri më sot. Nuk kanë bërë as nuk i kanë qit kushte Serbisë për atë çka ata e dinë. Nuk besoj që ata nuk e dinë, pra, çdo udhëheqës i Republikës së Kosovës se çka duhet të bisedohet rreth të pagjeturve, sepse adresa kryesore është në Serbi. Nuk e kanë seriozitetin sa duhet për persona të pagjetur, serioziteti për persona të pagjetur duhet të jetë shumë i madh”, tha Çerkini.
Tutje ai, tha se në bisedimet Kosovë-Serbi nuk duhet shkuar pa dokumentacionin e saktë, atë të NATO-së.
“Për çka me shku me bisedu pa dokumentacion , ai që është i saktë, janë këta që të kanë përcjell prej qiellit ata janë NATO” ka thënë Cerkini./arbresh.info/Sahide Dedushi/
Ndiqeni intervistën plotë
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...