Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka vizituar disa fshatra të Prishtinës në drejtim të Llapit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci dhe disa kandidatë për asamble.
Vizita u zhvillua në fshatin Besi, Prugoc, Barilevë, Rimanishtë, Vranidoll dhe Teneshdoll, dhe te secili prej tyre ka renditur në disa pika projektet dhe investimet e parapara, për të cilat tha se ishin kërkesa të banorëve të këtyre fshatrave gjatë bashkëbisedimit.
“Dje bashkë me ministrin Ejup Maqedonci dhe kandidatët tanë për Kuvendin e Komunës vizituam fshatrat e Prishtinës në drejtim të Llapit. I dëgjuam kërkesat e banorëve, i pamë nga afër problemet. Ato do t’i shndërrojmë në projekte e investime për fshatra funksional që rrisin mirëqenien e banorëve. Lagje për lagje e fshat për fshat, kërkesat dhe nevojat e banorëve do të bëhen buxhet për komunën.”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...