Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka vizituar KF Ramiz Sadiku.
Ai tha se ky klub është një emër i historisë dhe pasionit për futbollin në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite, Çeku pa nga afër punimet në tribuna, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se për momentin janë ndalur për mungesë planifikimi të buxhetit nga komuna.
“Bashkë diskutuam për nevojën dhe rëndësinë që investimet në sport të vazhdojnë. Futbolli e sporti në përgjithësi në vizionin tonë shihet si pjesë e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror, një investim që kthehet me gjenerata të shëndetshme, komunitet aktiv dhe qytet me energji.
“Bashkë, për Prishtinën tonë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit