Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se dy medaljet e arta në Lojërat Olimpike në Tokio të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, tregojnë se medalja e
Majlinda Kelmendin në vitin 2016 nuk ka qenë rastësi.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo është arritur me punë, përkushtim e vetëmohim.
“Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë.
Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.
I falenderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Çeku./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...