Më 28 nëntor të këtij viti, në datën që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, Kryeqyteti historik i Kosovës, Prizreni pritet ta ketë edhe Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, shkruan sot “GazetaePrizrenit”.
Marrëveshja për realizmin e projektit është nënshkruar nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Administratës dhe Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”.
Ky hap vjen pas kërkesës që shoqata i ka bërë Komunës dhe vendimit të nxjerrë kohë më parë nga Asambleja Komunale për vendosjen e Monumentit të Skënderbeut në Prizren.
Kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” se në fund të majit apo fillim të qershorit do të vihet edhe gurthemeli i Monumentit kombëtar, që do zbulohet më 28 Nëntor 2019.
Shtatorja e Skënderbeut, në lartësi 3.3 metrash, me gjerësi prej 1 metër parashihet të vendoset në rreth rrotullimin tek ish-qendra tregtare “Ben-af”, afër stacionit të autobusëve, në hyrje-daljen Prizren-Gjakova.

Sipas marrëveshjes, financimin e projektit do të bëjë shoqata, ndërsa Komuna do t’i kryej punët për rregullimin e hapësirës dhe të ndriçimit.
“Me vendosjen e këtij Monumenti, Prizreni do t´i lidhë tri nyjat e kryeqendrave shqiptare: Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën, të cilat tashmë i kanë Monumentet e tilla. Pas përfundimit të këtij projekti me sukses, do ta fillojmë fazën e dytë për ndërtimin e një e Muzeu Kombëtar të Mesjetës Shqiptare në Kalanë e Prizrenit”, ka thënë Oroshi
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...