Eugen Cakolli nga KDI ka pyetur se cka po pret Prokuroria që s’po i nisë hetimet pasi pas rinumërimit ka pasur ndryshime në votat për kandidatët për deputetë.
“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?!”
Ai ka thënë se emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit dihen.
“Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor. Prandaj, përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme. Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata.”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...