Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj po konsideron se pushteti lokal i Ferizajt për çështje të njëjta po merr vendime të shumëfishta, që paraqet “skandalin e radhës” të pushtetit lokal.
Sekretari i degës së PDK-së, Gazmend Bytyqi, gjatë një konference për medie tha se “kryetarit Svarqa, s’po i pret sëpata në një vend”
“Komuna e Ferizajt , tashmë është e njohur për veprime skandaloze, ndërsa veprimet e fundit të saj kanë të bëjnë me dublifikimin e vendimeve të ndryshme për çështje të njëjtë. Ky është edhe skandali i radhës së kësaj qeverie lokale dhe i kryetarit Svarqa”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, komuna brenda tre muajve ka lëshuar katër vendime të ndryshme për çështje të njëjtë, duke shpalos njërin pas tjetrin vendimet.
“Refuzimi i regjistrimit të pronës, lëshuar nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër,vendimi për ekzekutimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryetarin nga nënkryetari i komunës, aktvendimi për regjistrimin e pronës dhe vendimi për shfuqizimin e vendimit të kryetarit të nënshkruar nga nënkryetari, janë vendime të cilat u bënë për të njëjtën lëndë brenda kësaj periudhe“,theksoi Bytyqi.
PDK, dega në Ferizaj, vlerëson se ky është “degradim moral, ligjor, politik dhe institucional i shpërfaqur në këto vendime të kryetarit Svarqa”.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...