Pas miratimit të ligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2024, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti tha se ky buxhet është 35% më i lartë se sa buxheti që e kanë gjetur në vitin e parë qeverisës, përcjell Arbresh.info.
“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, tha Kurti.
Lexo edhe:
“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Begaj në Skrapar: Investimet në infrastrukturë do të ndihmoj...
OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që ...
Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturë...
Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj u.d të kryeproku...
Krasniqi: PDK-ja nuk do të rri duarkryq derisa ushtarët tanë...
Foda zgjedh 11-shen startuese ndaj Lituanisë