Sipas tij, e para ka të bëjë me mosmarrëveshjet Shqipëri-Greqi, që buron nga pas Lufta e Dytë Botërore, shkruan arbresh.info.
“Një ligj lufte që sjellë pasoja juridike mes dy vendeve, dhe personave. Origjina e mosmarrëveshjeve e ka fillesën tek Ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pasë.”
Ai thotë se mosmarrëveshjet tjera e kanë origjinën tek shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sllovenia me Kroacinë, dhe kjo e fundit me Malin e Zi, e që ka të bëjë me kufijtë.
E treta, sipas Bushatit ka të bëjë me mos njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar.
“Kosova ka një deficit sa i përket subjektivitetit ndërkombëtarë.”
Ai shpjegon se është mirë që këto çështje mos të ngatërrohen, sidomos tendenca për të barazuar diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe asaj që diskuton Kosova me Serbinë.
“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra tjetrën. Janë vende të OKB-së, dhe kanë një protokoll të Firences. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB, dhe nuk e kanë të njejtën peshë sa i përket subjektivitetit ndërkombëtar. Delimitimi i kufirit të tyre mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra tjetrën, dhe zbatojnë parimet ndërkombëtare.”/arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...