Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke folur për zgjedhjet, u shpreh se nuk e ka në plan të kandidojë.
Mirëpo, u shpreh se nëse i kërkohet një gjë e tillë, ai nuk e ka problem që ta bëjë.
“Tek ne si subjekt politik është një proces pak më ndryshe, ne e kemi njëfar demokraci pak më të avancuar, për arsye se tek ne njerëzit aplikojnë, e mbush aplikacionin, konkurron, ka me i marrë një të tretën e nënshkrimeve të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, e bën aplikacionin dhe aplikacionet shkojmë nëpër komisionet gjegjëse dhe shqyrtohen. Kështu zgjidhen ata që i plotësojnë kriteret, i kanë përcjellur të gjitha rregullativat ligjore edhe shkojnë tutje”, tha ai në Rubikon.
“Kryesia e nivelit qendror, Këshilli i Përgjithshëm e jep verdiktin final. Tash varet prej subjektit politik si e sheh këtë çështje, unë e kuptova nga Smajli që tek Aleanca këta po konkurrojkan. Unë për vete nuk kam plan të konkurrojë, sepse nuk kam aplikuar, është mbyllur afati i aplikimit, nuk kam bërë aplikacion. Por, nëse kërkohet që duhet të jetë pjesë e asaj liste unë nuk e kam hiç telashe që të jem pjesë e asaj liste”, u shpreh tutje Bulliqi.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...