Shpejtim Bulliqi ka reaguar përmes Facebook’ut një ditë pasi fitoi zgjedhjet në Komunën e Podujevës.
Ai thotë se fitorja e tij nuk është fitore inati, por entuziasmi.
Bulliqi e ka falenderuar vecanërisht kreun e LVV-së, Albin Kurtin që thotë se ka punuar cdo minutë e sekondë për fitore.
“Na qëndroi përkrah përgjatë të gjithë fushatës e na e rriti besimin se fitorja në Llap ishte detyrë për Llapin dhe mesazh i rëndësishëm për t’iu dhënë gjithë Kosovës. Si në Llap ashtu edhe në të gjithë Kosovën, Lëvizja do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Era e ndryshimit ndihet gjithandej, ka ardhur dita. Faleminderit e urime”, ka shkruar Bulliqi.
“Dua t’ju falenderoj nga zemra për kontributin që keni dhënë në këtë fitore tonën dhe për ndryshimin e madh që keni mundësuar. Pa angazhimin e secilit nga qindra aktivistëve në terren, pa qytetarët që na i kanë hapur dyert e shtëpive dhe që u kanë folur familjarëve, fqinjëve e bashkëvendasve për fushatën tonë kjo fitore do të ishte e pamundur. Përkushtimi, besimi dhe bindja juaj e ka rritur gjallërinë e fushatës tonë në Llap, tani e tutje do të sigurohemi që qeverisja jonë ta ruajë e shtojë këtë gjallëri.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë, mbështetës dhe aktivistë,
Dua t’ju falenderoj nga zemra për kontributin që keni dhënë në këtë fitore tonën dhe për ndryshimin e madh që keni mundësuar. Pa angazhimin e secilit nga qindra aktivistëve në terren, pa qytetarët që na i kanë hapur dyert e shtëpive dhe që u kanë folur familjarëve, fqinjëve e bashkëvendasve për fushatën tonë kjo fitore do të ishte e pamundur. Përkushtimi, besimi dhe bindja juaj e ka rritur gjallërinë e fushatës tonë në Llap, tani e tutje do të sigurohemi që qeverisja jonë ta ruajë e shtojë këtë gjallëri. Jemi gati dhe të lumtur t’ju shërbejmë. Fitorja jonë nuk është fitore inati, por entuziasmi. Një falenderim të veçantë e kam për Albinin, i cili nuk la minutë e sekondë pa dhënë për këto javë për ne. Na qëndroi përkrah përgjatë të gjithë fushatës e na e rriti besimin se fitorja në Llap ishte detyrë për Llapin dhe mesazh i rëndësishëm për t’iu dhënë gjithë Kosovës. Si në Llap ashtu edhe në të gjithë Kosovën, Lëvizja do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Era e ndryshimit ndihet gjithandej, ka ardhur dita. Faleminderit e urime!
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...