Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është i bindur se do të dalë fitimtar në zgjedhje.
“Në çfarëdo rrethane, në çdo situatë qytetarët llapjanë kanë me përqafu ndryshimin”, tha Bulliqi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Besoj që do t’i fitojmë zgjedhjet pa balotazh, pasi kemi treguar në nivelin qendror se qeverisim me duar të pastra”, theksoi ai.
Bulliqi është shprehur kundër një mundësie për shtyrje të sërishme të zgjedhjeve.
“Shpresoj shumë që ky do të jetë vendimi i fundit. Podujeva që 7 muaj është pa kryetarë, ka pasur mundësi që këto zgjedhje të mbahen më herët. Një gjë e tillë nuk ka qenë në interes të tij (Thaçit), arsyet mund t’i di vetëm ai dhe rrethi i tij i ngushtë”, shtoi Bulliqi.
Zgjedhjet në Podujevë janë caktuar për 29 nëntor. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk e ka mohuar mundësinë për shtyrje të zgjedhjeve nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19./expres/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...