Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jennifer MacNaughtan, i ka bërë thirrje Serbisë që ta vë para organeve të drejtësisë, kryeterroristin Milan Radojçiq dhe pjesëmarrësit tjerë në sulmin e Bansjkës.
Ajo i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjska ne përsërisim thirrjen tonë për Serbinë që të vë para përgjegjësisë autorët, përfshirë Radojicicin”, ka deklaruar MacNaughtan.
“Vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të implementojnë marrëveshjet ekzistuese dhe t’i zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të BE-së”, ka thënë ajo.
MacNaughtan ka bërë thirrje që sa më shumë anëtarë të OKB-së ta njohin Kosovën si shtet, duke thënë se njohja e Kosovës është esenciale për stabilitet afatgjatë.
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht