Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, deklaroi sot se është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilin e njoftoi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, e uroi për detyrën e re ministrin Sefaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...