Sezona dimërore në Kompleksin turistik “Brezovica”, ka nisur edhe zyrtarisht.
Derisa ditëve të fundit janë shtuar reshjet e borës, me këtë është rritur edhe numri i vizitorëve nga vende të ndryshme në këtë resort, shkruan Indeksonline.
Në dispozicion janë teleferikët, dhe poashtu edhe shtigjet ekzistuese të skijimit.

Kujtojmë faktin se Brezovica është ndër vendet më të vizituara në Ballkan.
Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 hektarë, në lartësinë mbidetare 1718-2522 m.

Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %.

Në lartësinë mbidetare prej 1718 m, në Livadhin e Madh gjendet teleferiku më i ri. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 m mbi nivelin e detit.

Qendra e skijimit “Brezovica” është e hapur për adhuruesit e skijimit gjatë të gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësinë e shfrytëzimit.
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...