Qeveria braziliane ka vendosur që me urgjencë të rrisë numrin e rojeve të burgut, pasi një sëri masakrash lanë të vdekur 100 të burgosur gjatë javës së kaluar.
Personel i sigurisë federale, duke përfshirë trupa, civilë dhe zjarrfikës janë dërguar në Amazona dhe Roraima, ku edhe ndodhën dy masakrat më të mëdha, ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë, Alexandre de Moraes, transmeton arbresh.info.
Përforcimet do të forcojnë sigurinë në burgje dhe do të ndihmojnë në kërkimin e 114 të burgosurve që gjenden në arrati.
Qindra të burgosur janë zhvendosur në objekte tjera pas trazirave, pasi lufta mes dy bandave të drogës përfundoi edhe me heqjen e kokave të disa të burgosurve.
Të paktën katër të burgosur janë vrarë të dielën në një prej këtyre objekteve të zhvendosjes, në Manaus, që ka dërguar edhe në rritjen e numrin të vdekjeve të dhunshme në 100 brenda javës.
Pjesa më e madhe e dhunës është kryer nga bandat rivale të drogës që synojnë të marrin nën kontroll burgjet e mbipopulluara./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...