Ish deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj ka shkruar për Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e inaugurimit të rrugës që lidhë fshatrat e Dushkajës me fshatrat e Deçanit dhe po ashtu rrugën e shkollës në fshatin Bardhaniq.
Brahimaj ka thënë përmes një shkrimi se Lekajn e ka njohur në vitet më të vështira, siç thotë ai në tetor të 97-tës. Sipas tij, atëherë fshatrat e Dushkajës ishin rrethuar dhe dhjetëra të rinjë i ishin rrahur dhe malltretuar.
Shkrimi i plotë:
Ministër Pal Lekaj, të njofta në vitet më të vështira, tetor 1997, kur fshatrat e Dushkajës u rrathuan, e ku dhjetëra të rinjë u rrahën e u maltertuan, e ju si mjek, erdhët dhe e shtritë dorën dhe ofruat ndihmen tuaj.
Gjatë luftës trajtove luftetarët e plagosur, pasë luftë si kryetar komune prapë fshatrat e Dushkajës e pikërisht Jabllanicën nuk e harrove për asnjë moment, edhe tani prapë si ministër po vazhdoni ta ndihmoni dhe përkrahni ketë rajon!
Sot në Bardhaniq, inauguruam rrugën që lidhë fshatrat e Dushkajës me fshatrat e Deçanit, dhe rrugën e shkolles. Faleminderit ministër, Pal Lekaj! Urime Dushkajë e rrethinë…!



Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...