Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell është deklaruar para mediave.
Duke folur për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili u prezantua sot për herë të parë nga ekipi menaxhues në kuadër të takimit trepalësh në Bruksel, ai tha se ky është vetëm hapi i parë drejt statutit final të AKS-së.
“Palët morën një hap të rëndësishëm përpara rreth Asociacionit, palët ishin pajtuar 10 vjet më parë dhe sonte u prezantua drafti i parë dhe nuk është drafti final. Ky është në linjë me marrëveshjen e re”, tha Borrelli, duke iu referuar marrëveshjes së Ohrit.
Ai tha se Kurti në takim i ka thënë qëndrimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb, por shtoi se “siç është pritur, qëndrimet e palëve janë të largëta rreth Asociacionit”.
“Ata janë pajtuar që t’i nisin negociatat në një të ardhme të afërt, duke e marrë këtë draft si një pikë-nisje. Ne kemi shumë modele të asociacioneve në Evropë”, tha mes Borrell.
Lexo edhe:
Kjo është Deklarata për Personat e Zhdukur e dakorduar mes Kurtit dhe Vuçiqit
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...