Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se javën e ardhshme mund të ketë një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruskel.
“Bëj thirrje për qetësi në terren dhe duke qenë se situata është sërish në krizë, i bëj thirrje dy palëve për një takim për menaxhimin e krizës javën e ardhshme”, tha kreu i diplomacisë evropiane në deklaratat pas mbërritjes në takim me Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s.
Sipas medias spanjolle “El Punt Avui”, Borrell e ka cilësuar si arrestim rrëmbimin e policëve të Kosovës, nga xhandarmëria e Serbisë.
“E dini se ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çka ka ndodhur në të vërtetë që ka shpirë në këtë arrestim”, ka thënë ai.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...