Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nuk ka diskutuar rreth dialogun Kosovë-Serbi, me presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Borrell pas takimit me ministrat e Jashtëm të vendëve të BE-së, tha se për dialogun ka biseduar me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Ai tha se ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet BE-së dhe ShBA-së për dialogun dhe kjo do ta ndihmojë këtë proces, raporton arbresh.info.
“Nuk kam pasur mundësi të flas me presidentin Biden rreth kësaj (dialogun Kosovë-Serbi), por kam folur me homologun tim, sekretarin e shtetit, Blinken.
“Tani kemi një bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet SHBA-së dhe Evropës. Nuk është garë që ShBA të zotërojë dialogun e drejtuar nga BE, tani kemi një bashkëpunim të fortë dhe kjo do të ndihmojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...